Pas gjelit të detit është momenti i detox-it!

E tepruat me ushqimet ditët e festave!? Tani ndiheni të shëndoshë të fryrë dhe sigurisht pak në faj. Gjëja që secili prej nesh do të donte është që t’i heqim sa më parë ato kilogramët e padëshiruara që na i dha gjeli i detit. Për ata që i urrejnë dietat drastike kemi një lajm të mirë. Detox është ajo që ju duhet. Detox nuk është nga ato dietat e rrepta që askush nuk i dëshiron, detox është thjesht një ndërrim strategjie. Në vend të gjelit të detit apo panetonit, duhet konsumuar zarzavate dhe drithëra, e në vend të verës apo pijeve me gaz, duhet konsumuar uji. Ja disa këshilla konkrete se si duhet bërë detox.

Ujë dhe kripë. Konsumoni patjetër 2 lita ujë në ditë ose 8 gota. Uji do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe do të bëjë të mundur gjithashtu eliminimin e celulitit. Kripa e tepërt në trup do të dalë me konsumimin e ujit.

Fibrat luajnë një rol të rëndëishëm në pastrimin  e zorrëve. Sipas dietologëve një njeri duhet të marrë çdo ditë 25-30 gramë fibra në ditë. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: lakra, selinoja, patatja e ëmbël, karrota, frutat e thata.

Hudhra është një prej ushqimeve magjike që duhet konsumuar. Ajo ndihmon enzimat në mëlçi për të filtruar helmet e tepërta. Gjithashtu ndihmon në sistemin kardiovaskular të trupit.

Limoni është një ndër detoksikuesit më të mirë. Vetëm disa pika limon në një gotë me ujë, do t;ju bëjë që të mbusheni me vitaminë c dhe me zero kalori.



Përveç këtyre që përmendëm më lart duhet të bëni një herë në javë një dietë që përmban vetëm ujë, perime dhe fruta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *