KreuCelebrity

Arratisja e VIP-ave shqiptarë pas Vitit të Ri

Pasi festuan me familjet, konsumuan gjelin, bakllavanë, e trokitën gotat në orën 12 në shtëpitë e tyre, disa prej emrave të njohur të ekranit shqiptar preferuan që ditët e para të 2019-ës të arratisen jashtë Shqipërisë, për të mbledhur energjinë e duhur, në mënyrë që rikthimi në punë të jetë plotësisht i relaksuar.

Marina Vjollca: Në ekran ende nuk e dimë se kur do ta shohim Marinën, herë thuhet se mbeti pa emision e herë se do të rikthehet sërish, ama ajo që dimë me siguri është se bukuroshja po e shijon në maksimum pushimin e gjatë që ka marrë. Momentalisht Marina ndodhet në Las Vegas ku së bashku me bashkëshortin Getoarin, kanë preferuar ta nisin 2019-ën mrekullisht bukur. Epo gëzuar!

 

Stela Kotri: Moderatorja e Top Channel ka zgjedhur New York-un si destinacionin e arratisjes këtë fillim vit. Ndërsa kthimi do ta gjejë sërish atë në ekran nën moderimin e programit “Në shtëpinë tonë”.

 

Elita Rudi: Së bashku me vjehrrën zonjën Lirije Gjikolli, moderatorja Elita ka zgjedhur qytetin e artit Vienën, për të nisur Vitin e Ri. Nuse e vjehrrë ndoqën nga afër në një prej llozhave, Orkestrën Filarmonike të Vienës, ndërkohë që mami në pritje duket se nuk i shpëtoi dot edhe shoppig-ut të dyqaneve vieneze. Sot bashkëshorti i Elitës dhe djali i Lirijes feston ditëlindjen, e dy femrat  e jetës së tij janë rrugës për Prishtinë për të festuar të gjithë së bashku.

Delinda Disha: Një sezon i gjatë me  disa role ne spektaklin  e humorit “Portokalli”, ka bërë që aktorja Delinda ta ketë tejet të nevojshme një shkëputje nga Tirana. Së bashku me bashkëshortin, çifti ka zgjedhur Malin e Zi për arratisjen e tyre këtë fillim viti.

Orgesa Zaimi: E gjithë familja në Prevallë (Kosovë). Orgesa, bashkëshorti, dhe dy fëmijët kanë preferuar të kenë pak adrenalinë dëborë për fillimin e vitit 2019. Me dëborën që bie papushim, sobën me dru dhe pishinën brenda në hotel, pushimet e Orgesës po na zilepsin.

Alketa Vejsiu: Pasi përmbylli me sukses edhe një tjetër edicion të “Dance With Me”, Alketa ka zgjedhur me shumë mundësi Alpet Zviceriane për arratisjen e saj. Male të larta, shumë dëborë, shtëpiza prej druri… a nuk është kjo panorama perfekte e pushimeve të dimrit?!

Olti Curri: Që Olti e ka ngrënë edhe gjelin, edhe bakllavanë kjo është e sigurt; ama edhe pastat italiane nuk mund t’i linte pa i shijuar. Blogeri i njohur ka zgjedhur Romën për të nisur 2019-ën. Dhe sa mirë ka bërë; Roma është gjithmonë zgjedhje ideale për arratisje, edhe ‘last minute’.

Blendi Fevziu: Nuk mund t’i mungojë listës ai, ai që arratiset kudo e kurdo. Blendi Fevziu është me siguri një ndër shqiptarët që ka udhëtuar më shumë nëpër botë. Këtë fillim viti gazetarin Fevziu e gjejmë në Dubai, për t’ju larguar ftohtit të Tiranës, duke shijuar bukuritë magjike të shtetit arab, e pse jo të bëjë edhe plazh.

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF