“Do të jap dhuratën më të madhe”, Elita dedikim Gjikos për ditëlindje

Sot reperi Gjiko feston ditëlindjen e nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja Elita e cila përmes një dedikimi të gjatë mes rreshtash shpreh dashurinë e vlerësimin për babain e djalit të saj. Moderatorja ka postuar disa foto të çiftit, pjesa më e madhe e tyre të papublikuara më parë, shoqëruar me një mesazh të gjatë e të ndjerë:

“Fëmija ynë do të jetë shumë me fat të ketë një baba si ti dhe unë jam shumë me fat që të kam partner. Gëzuar ditëlindjen bebja ime, bashkëpunmëtori dhe mbreti im. Dua që ta dish se sa falenderese jam që kam një bashkëshort kaq të mrekullueshem si ti. Ti më ke bërë një grua dhe bashkëshorte më të mirë. Jam përgjithmonë mirënjohëse që jam gruaja jote dhe jam shumë krenare për jetën që do të ndërtojmë së bashku. Mezi po pres të vij në shtëpi dhe të përkëdhelemi gjithë ditën. Të dua shumë, edhe tani në shtatzëni”; ka shkruar Elita në mesazhin e  ditëlindjes së bashkëshortit të saj.

Gratë që janë, apo kanë qenë shtatzënë e dinë mirë se sa të nevojshëm e kanë një masazh në këmbët e fryra sidomos gjatë muajve të fundit të pritjes së ëmbël, e në këtë rast masazhatori është sigurisht bashkëshorti. Edhe për Elitën është Gjiko ai që i vjen në ndihmë në këtë periudhë të shtatzënisë, për t’I fërkuar këmbët e fryra, ndaj bukuroshja ja ka kujtuar atij gjatë urimit dedikimit të ditëlindjes.

“E urrej faktin kur jemi larg, pasi nuk mund të jetoj dot pa masazhin tënd të këmbëve. Kam nevojë çdo ditë për të”; vijon më tej dedimi i mamit në pritje.

E sa i përket dhuratës, Elita do t’i bëjë shumë shpejt Gjikos më të shtrenjtën e më të bukur dhuratë; beben që për momentin ndodhet në barkun e mamit.

 

 

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article