KreuStil Jetese

Gëzuar ditëlindjen Xhemi Shehu me 10 fotot më YLL vetëm dhe me djemtë!!!

Xhemi Shehu feston sot 36-vjetorin e lindjes dhe ne kemi përzgjedhur 10 fotot më të bukura të moderatores, si për t’i uruar ditëlindjen.

Xhemi, një ndër fytyrat më të bukura të ekranit shqiptar, që prej 2003-shit kur hyri në Top Channel, ka bashkëmoderuar një sërë emisionesh të rëndësishme, por që duket se ka gjetur veten në “Portokalli. Në spektaklin e humorit, 36-vjeçarja madje ka eksploruar edhe në xhanrin e aktrimit, ku ka spikatur dhe është pëlqyer shumë në gjithë rolet e realizuara.

Diskrete sa i përket jetës private, Xhemi prej vitesh është e martuar me partnerin e saj Visin dhe është nënë e dy djemve: Gabrielit dhe Martinit. Sa i përket miqësisë, Xhemi njihet me miqësinë e ngushtë me moderatoren Arbana Osmani

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF