Përse Meghan nuk dëshiron të lindë në maternitetin ku erdhën në jetë fëmijët e Kate-it!!

Dukesha e Sussex-it thotë se ka një arsye të fortë përse ka zgjedhur një maternitet privat për të lindur fëmijën e saj të parë. Meghan Markle do të rrëzojë kështu edhe një tjetër traditë të hershme në Shtëpinë Mbretërore të Britanisë. Këto dekadat e fundit, princeshat e kurorës kanë lindur të gjitha në spitalin e luksit Shën Mëria të Londrës. Kate Middleton atje i ka sjellë në jetë të tre fëmijët e saj, e të njëjtën gjë bëri edhe e motra, Pippa.

Por Meghani ka zgjedhur maternitetin Frimley Park të Surrey me argumentin se ai i Londrës ka probleme me higjenën. Sipas autoriteteve sanitare, spitali Shën Mëria ka marrë për kushtet higjenike 2 pikë në një shkallë prej 5 pikësh. Kur Meghani e mësoi këtë, thonë burime pranë saj, vendosi t`i ndryshojë menjeherë planet për lindjen e fëmijës së vet.

Previous ArticleNext Article