KreuCelebrity

Shpallet fituesi i edicionit të parë të “Hell’s Kitchen Albania”

Pas 12 javësh tension, ethe, stres, garë, gatim, shije, gabime e mësime; “Kuzhina e Djallit” shpalli në finalen e së premtes mbrëma triumfatorin e saj. Ervini, është kuzhinieri që arriti të shpallej fituesi i edicionit të parë të “Hell’s Kitchen Albania”.

36- vjeçari erdhi në HKA pas një eksperience 5 vjeçare në Australi duke kaluar çdo fazë falë seriozitetit, qetësisë dhe maturisë.

I apasionuar pas teknikave dhe risive, duke ndërthurur kuzhinën aziatike me atë moderne, Ervini ka sjellë gjithmonë në Hell’s Kitchen detaje të forta të pjatat e tij.

Fituesi i këtij edicioni ka fituar një kontratë pune 1-vjeçare në restorantin Umami, që drejtohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF