Ish-i dashuri i Xhesika Berberit martohet 2 vite pas ndarjes nga modelja

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi në vitin 2016 u bë pjesë e mediave rozë për shkak të thashethemeve se ajo dhe i dashuri i saj Evaldi i kishin dhënë fund historisë së tyre disavjeçe të dashurisë.

Shkak për ndarjen e çiftit u përfol se ishte largësia për shkak se Xhesika nisi karrierën e saj si modele në ShBA, ndërsa ai jetonte në Tiranë.

E nëse për modelen bukuroshe nuk dihet asgjë nga jeta private që nga viti 2016, Evaldi ka gjetur sërish dashurinë e madje e ka celebruar lidhjen e tij në martesë në fund të 2018-ës. Kjo është zbuluar ditën e sotme nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka publikuar disa foto të shkrepura gjatë celebrimit në ambientet e Bashkisë duke uruar çiftit e ri që siç shkruan ai ka qenë i fundit i celebruar në vitin që lamë pas.



Dhe bashkëshortja e Evaldit, një bukuroshe brune me emrin Fiona, është shumë e afërt me politikanen demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka qenë gjithashtu e pranishme në ceremoni.

Sa kemi mundur të mësojmë Fiona e ndan jetën e saj mes Shqipërise, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Previous ArticleNext Article