John Legend provon edhe njëherë se ai është bashkëshorti perfekt!

Kur flasim për çiftet VIP John Legend dhe Chrissy Teigen janë një ndër çiftet më tërheqës në rrjetet sociale. Nëse Legend nuk është I zënë duke postuar foto nga turet e tij muzikore teigen është duke postuar në instagram foto nga pushimet e tyre lukzose sëbashku ose video e foto duke gatuar. Të gjitha këto foto kërkojnë aftësi dhe dedikim dhe tashmë ne sapi mësuam sesi Teigen arrin të bëjë foto aq perfekte.

Në një video të postuar në instagram Teigen shihet teksa pozon pë foto ndërsa është me pushime me bashkëshortin e saj John Legend dhe dy fëmijët e tyre luna 2 vjeç dhe Miles 7 muajsh. Legend që është një bashkëshort I dedikuar shihet teksa fokusohet për të gjetur këndin e duhur për të bërë foton perfekte të Chrissy Teigen.

Chrissy shkroi poshtë videos: “Faleminderit që I mbështet ëndrrat e mia të instagramit. Ky tren lëviz vetëm prej (celularit) teje.. ti je baza që shtron rrugën….krijon një rrugë të drejtë drejt shpresës dhe mundësive për pëlqime dhe një përmbajtje të kuruar. Ajo që ti bën është e rëndësishme mbreti im.”

Edhe pse nuk dihet se ku çifti ka shkuar me pushime, Teigen ka postuar një sërë fotosh nga pushimet e tyre.

 

Previous ArticleNext Article