KreuStil Jetese

Sidrit Bejleri ndan dhimbjen e humbjes së vajzës 18muajshe; kurajo nënës që ka humbur djalin

Këngëtari i njohur shkodran Sidrit Bejleri ka rrënqethur gjithë publikun e “Dua të të bëj të lumtur” me historinë e tij të dhimbshme. Artisti në vitin 2007 ka humbur vajzën e tij të vogël të quajtur Sofi kur ishte vetëm 18 muajshe dhe ishte i ftuar në emisionin e së shtunës për t’i dhënë kurajo një nënë që kishte kaluar të njëjtën dramë si ai, e që dhimbja e kishte kapluar të tërën e që kishte humbur dëshirën për të jetuar.

Edhe unë kam pasur gati të njëjtën humbje si ti. Ndoshta nuk jemi në të njëjtat pozita, por duhet të bëhesh e fortë e të jetosh për nipërit dhe mbesat e tu. Jeta është një dhuratë dhe duhet shijuar në çdo moment” – i tha këngëtari Nexhmijes, të cilën e kishte ftuar në program e bija Fjoralba që i kërkonte të ëmës që të vazhdonte të jetonte jetën pas humbjes së djalit Eduartit.

Sidrit Bejleri u shpreh se kishte qenë bashkëshortja e tij ajo që i kishte dhënë kurajo pas humbjes së rëndë duke i thënë: “Zoti siç ma dha, ashtu edhe ma mori. Aq donte Ai që të jetonte. Unë duhet të jem falenderuese që më la ta shijoja për aq kohë”.

Këngëtari një vit më parë e ka ndarë me publikun historinë e tij të trishtë të humbjes së Sofi-së përmes një shkrimi prekës në rrjetet sociale dhe e ka bërë këtë për t’i dhënë kurajo dhe forcë të gjithë atyre që dhimbaj dhe humbja e njerëzve më të dashur i ka vënë përfund. Ai dhe bashkëshortja sot janë prindër të një djali quajtur Amad dhe një vajze quajtur Emel.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF