Astrologu i njohur hollivudian zbulon pse jeni të stresuar sipas shenjës së horoskopit! 0 952

Me orë të zgjatura pune, kërkesa të shumta dhe presione shoqërore është shumë e thjeshtë për t’u stresuar. Ndërsa stresi është universal ai prek të 12 shenjat e horoskopit në mënyra të ndryshme. Astrologu I njohur I Hollivudit Nicolas Aujula tregon për Femail se si preken nga stresi 12 shenjat e horoskopit dhe jep këshillat e tij sit ë jemi më të qetë në 2019-ën.



Dashi

Kur jeni energjik si dashi ndiheni të dobët e të sëmurë. Dashi mërzitet më shumë duke menduar për të gjitha detyrat që nuk mund të përmbushë duke u bërë kështu agresivë dhe duke mos mundur të marrë vendime. Balanconi shenjën tuaj të zjarrit duke u marrë me sporte si noti për tu relaksuar.

Demi

Si një shenjë kokfortë demi e sheh veten si kompetent dhe efikasë dhe kur një detyrë e komplikuar është në dorën tuaj keni frikë se nuk ka shumë kohë për ta përfunduar ashtu si duhet. Demi nuk përshtatet mirë me ndryshimin sidomos kur ndahet nga të dashurit apo kur ndryshon shtëpi. Për të mposhtur stresin provoni masazhin që t’ju largojë të gjitha streset.

Binjakët

Mendja e binjakëve është gjithnjë me një shpejtësi të madhe prandja ta janë gjithnjë nervozë nga njerëzit që janë më të ngadaltë apo kur I jep makinës ngadalë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të fikni telefonin dhe të merreni me joga.

Gaforrja

Gaforret janë shumë të ndjeshëm ndaj kritikave dhe energjisë së të tjerëve. Ata kanë nevojë që të ndihen të sigurt  prandaj vendet e panjohura dhe njerëzit e panjohur I bëjnë të ndihen në siklet. Për të mundur stresin gjeni diçka që ju bën të lumtur.

Luani

Nëse luani nuk ka çdo gjë nën kontroll atëherë nivelet e stresit rriten. Është e këshillueshmë të lini dikë tjetër në krye që të marrë vendime. Bëni diçka që mund ta bëni vetë dhe që ta doni kështu stresi do të reduktohet.

Virgjëresha

Virgjëresha është shenja që shqetësohet më shumë nga gjithë të tjerat. Mendimi I tepërt është problemi më I madh I kësaj shenje dhe I bën të ndihen të zënë në kurth. Duhet të merreni me diçka që ju ushtron trurin si për shembull joga.

Peshorja

Nëse kjo shenjë nuk trajtohet ashtu si duhet I streson së tepërmi. Në mënyrë që të mos stresoheni duhet të relaksoheni në një hotel me pesë yje, ose duke dalë shëtitje nëpër kopshte të mbrekullueshme.

Akrepi

Akrepi është një shenjë e ndjeshme që ka nevojë për shumë hapsirë dhe ndihen në ankth kur shumë dramë e rrethon. Për të mos patur më stress në jetë dëgjoni muzikë që ju qetëson emocionalisht.

Shigjetari

Shigjetari kërkon liri në çdo gjë që bën por stresohet nëse ngec në trafik, në situate shumë formale dhe nuk u pëlqen t’u thonë se çfarë duhet të bëjnë. Që të relaksoheni eksploroni vende të reja ose restorante ekzotike.

Bricjapi

Bricjapi I vendos vetes së tij pritshmëri shumë të larta dhe janë gjithnjë shumë të stresuar rreth afateve që vendosin për qëllimet e tyre. Relaksohuni duke ecur për një kohë të gjatë ose edhe duke u marrë me kopshtari.

Ujori

Ujorët mendojnë shumë dhe thjesht nuk mund janë gjithnjë në kërkim të ideve të reja për të zgjidhur problemet e tyre. Të qenurit një shenjë zbuluese, bën që mendimet e tepërta të kthehen në stress sidomos kur përpiqeni të përfundoni një sërë gjërash brenda një kohe të shkurtër. Për tu relaksuar luani lojra të ndryshme ose levoni libra fantastiko shkencorë që do t’ju largojnë nga ndodhitë e tokës.

Peshqit

Peshqit e adhurojnë privatësinë e tyre dhe stresohen kur ndihen të ekspozuar në public. Nuk dinë të thonë jo dhe kalojnë shumë kohë duke bërë gjëra për të kënaqur të tjerët. Nëse nxirrni në paj anën tuaj creative si vizatimin ose këngën kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë.

Previous ArticleNext Article