Chanel prezanton parfumin e ri ‘CHANCE EAU TENDRE’ 0

Pak përpara lançimit të aromës më të re të Chanel ‘CHANCE DU TENDRE’, marka e njohur ka zbuluar fushatën publicitare për parfumin e ri. Chanel ka avancuar bashkëpunimin me drejtorin dhe fotografin Jean-Paul Goude, i cili fillimisht ka punuar për Chanel në vitin 1990, duke krijuar filmin për koleksionet Égoïste, Chanel No.5, Chanel High Jewlery, etj.

Minnifilmi i krijuar enkas për prezantimin e parfumit të ri është një miksim i zhanreve, kulturave dhe lëvizjeve. Spontaniteti i aromës shkëlqen përgjatë videos dhe filozofia e “take a chance” përshpëritet vazhdimisht në sfond.

Parfumi i krijuar nga Olivier Polge bashkë me laboratorin e krijimit të parfumeve të Chanel është me arome frutash e lulesh, që rrezaton vetbesimin dhe njëkohësisht butësinë femërore.

Previous ArticleNext Article