KreuStil Jetese

EKSKLUZIVE/ Jonida Maliqi largohet nga “E Diell”! Artistja zbulon arsyen e mungesës

Në mes të muajit shtator u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja Jonida Maliqi do t’i rikthehej sërish televizionit, më saktë prezantimit. Burimet i thanë asokohe ekskluzivisht bordo.al se Jonida do të kishte një rubrikë të sajën në programin maratonë të së dielës dhe lajmi u konfirmua më vonë me foto edhe nga vet protagonistja.

Por gjërat kanë ndryshuar dhe artistja ka hequr dorë nga projekti në fjalë. Mungesa e Jonidës në “E Diell” u vu re që pas publikimit të spotit pak ditë më parë, pasi ajo nuk u pa në asnjë sekuencë të reklamës.

“Bordo.al” kontaktoi pak më parë me Jonida Maliqin për të ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe cila ishte arsyeja e largimit të artistes nga programi që pritet të nisë shumë shpejt. Jonida konfirmoi se ajo është larguar nga “E Diell” dhe nuk do të jetë më pjesë e programit ndonëse nuk dihet se çfarë do të ndodhë me rubrikën që pritet të prezantohej nga ajo.

Sa i përket arsyes, ajo ka treguar se shkaku është pikërisht angazhimi i artistes në Eurovizion si përfaqësuese e Shqipërisë. Triumfi në Festivalin e ’57 të Këngës ka prishur kështu planet e këngëtares e cila ka thënë: “Eurovizioni kërkon shumë impenjim parapërgatitor, ndaj e kisha të pamundur të isha në ‘E Diell’.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF