Hajduti tenton ta grabisë, vajza e bën për spital!!! 0 550

Ka tentuar t`i vjedhë telefonin, pa e ditur se përpara kishte një eksperte të arteve marciale!! Ngjarja ndodhi në Brazil, ku tentativa për vjedhje ka përfunduar me lutjet e agresorit që Poliana Viana ta lëshonte nga duart.



Por ajo nuk la pa e rrahur keq, edhe pse ai po i lutej vetë që të thërriste policinë! Hajduti e kishte pyetur fillimiht për orën, e pastaj I kishte kërkuar telefonin, me pretendimin se ishte I armatosur.

 

I kishte drejtuar armën, që në fakt ishte prej kartoni dhe Poliana ndonëse nuk e shihte, e kishte kuptuar që ishte tepër e butë për të qenë e vërtetë. Kështu që i ishte kthyer dhe e kishte hedhur në tokë me dy grushte e një shkelm. Një gjë është e sigurtë: ai hajdut do të mendohet dy herë tani përpara se të tentojë të grabisë përsëri femra!

 

Previous ArticleNext Article