KreuStil Jetese

Ndërkohë që “Babastars” është në krizë, ja çfarë bën themeluesi, Getor Selimi!

Kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi e njohur me emrin “Babastars” prej disa ditësh është në krizë. Disa nga reperët që kanë qenë pjesë e grupimit kanë konfimuar largimin duke krijuar kështu një pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e “Babastars” në tregun muzikor.

Por ndërkohë që mediat po vlojnë prej disa ditësh nga këto lajme, themeluesi i grupit të njohur kosovar, Getoar Selimi nuk ka bërë asnjë reagim apo postim lidhur me këtë situatë.

Përkundrazi, Ghetto Geasy vazhdon të shijojë pushimet dimërore në krah të bashkëshortes së tij, prezantueses Marina Vjollca në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çifti i njohur i showbizit gjendet përtej oqeanit që prej fillimit të këtij viti dhe mësohet e do të kthehet këto ditë në Shqipëri.

Getoari nga ana e tij vazhdon të publikoi foto dhe momente nga qëndrimi në SHBA, duke i lënë fansat e paqartë për atë çfarë po ndodh me kompaninë dhe grupimin muzikor që themeloi vet 8 vite më parë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF