KreuInterior

7 trende fantastike dekorimi të 2019-ës!

Viti I ri na ka bërë entuziastë por mbi të gjitha për trendet e reja të dekorimit. Trendet e reja elegante, të rehatshme, glamoroze dhe minimaliste do e bëjnë shtëpinë tonë një vend ëndrrash. Ne ju paraqesim disa nga trendet më fantastike të 2019-ës.

Stili Art deco

Stili Art deco është një stil i sofistikuar dhe elegant që do I japë faktorin UAU shtëpisë tuaj në 2019-ën.

Bar carts
Ky stil fokusohet në artin e dekorit glamoroz dhe është një trend që bie shumë në sy.

Linja minimale

Duke qenë se stili minimalist nuk do të zhduket kurrë, këtë stil do e shohim gjithnjë në shtëpinë tonë.

Kabineti i dyshemesë së kuzhinës

Duke folur mbi stilin minimalist një trend I ri I kuzhinës janë kanatet e poshtëm të kuzhinës.

Ngjyra e zezë mat

Një ngjyrë minimaliste dhe e rafinuar, e zeza është një ngjyrë e cila zëvendëson elementet metalikë duke I dhënë dekorit të shtëpisë një pamje më moderne, shik dhe të thjeshtë.

Ngjyra gold
Detajet gold janë kudo nëpër shtëpinë tonë duke e bërë çdo gjë të jetë më speciale dhe glamoroze kështu që zëvendësoni nuancat metalike me nuancat gold.

Nevoja e vazhdueshme për comfort

Gjithnjë në kërkim të komfortit në shtëpi duke patur nevojën për të bërë shtëpinë tonë vendin e përkryer për tu zhdukur kur nuk jeni në gjendje të bëni asnjë gjë, ky stil do t’ju fokusojë në dekorimin e shtëpisë tuaj të ëndrrave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF