KreuFashion

7 veshjet më të mira të stërvitjes që t’ju motivojnë për 2019-ën!

Pak rëndësi ka nëse po kërkoni që të humbisni kilogramët e tepërt që keni marrë gjatë festive të fundvitit apo thjesht dëshironi të keni një stil jetese të shëndetshëm në 2019-ën, ndonjëherë motivuesi më I mirë është shtytja e duhur. Të hysh e të dalësh nga palestra mund të duket e vështirë. Ditët e ftohta të dimrit të bëjnë të dembelosesh dhe të mos dalësh nga krevati. Ne ju paraqesim disa veshje sportive fantastike për t’u stërvitur sidomos në ditët e ftohta të dimrit.

Xhaketë kundra ujit

Një xhaketë rezistente ndaj ujit do t’ju ndihmojë gjatë vrapit të mëngjesit ose ecjes në mbrëmje. Ka aq shumë stile të ndryshme xhaketsh saqë do e keni pak të vështirë të zgjidhni një.

Bluzë me shtresa

Një bluzë e cila vishet sipër recipetave të sportit bën goxha ndryshim dhe sidomos nëse përbëhet prej pambuku do e mbajë erën e keqe larg.

Reçipeta sportive

Reçipetat sportive janë praktike dhe të mbajnë shumë ngrohtë në dimër. Për të sjellë një elemnt trendi në stërvitjen tuaj konsideroni ngjyra të shndrritshme dhe me printe.

Sterçe cilësore

Nëse do të blini streçe është e këshillueshme që të merrni një palë steçe cilësore që të zgjasin njëfarë kohe pas disa herëve që janë veshur.

Atlete

Kur bie fjala te atletet këshillohet që të blihen një palë atlete të cilat janë të duhura për stërvitje dhe shumë të lehta në ecje.

Tuta dimri

Në dimër shumica preferojën tutat në vend të streçeve pasi janë shumë të rehatshme dhe perfekte për të udhëtuar në dimër.

Tapeti i jogas

Tapeti i jogës është shpëtimtari ynë kur nuk ndihemi mjaftueshëm mirë sa për të shkuar në palestër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF