KreuStil Jetese

Babë e bijë në Disneyland. “Dua të të bëj të lumtur” plotëson dëshirën e Lukrecias së vogël

Të shtunën në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u bë publik rasti i një babai që kishte humbur bashkëshorten në gusht, muajin e 9-të të shtatzënisë. Erioni kishte ardhur në program për të falenderuar vëlain e tij për gjithë ndihmën që i ka dhënë në momentet më të vështira. Krahas vëllait, babai i ri ftoi në emision të bijën e vogël Lukrecian për t’i dhuruar buzëqeshje dhe një ditë ndryshe në jetën e saj.

Stafi i programit u kujdes që të dy babë e bijë të merrnin një dhuratë aq të dashur për vogëlushen duke i dhuruar atyre një udhëtim në Disneyland në Paris.

Dhe mëngjesin e sotëm Erioni dhe vajza kanë fluturuar drejt Parisit dhe ka qenë faqja e programit në Instagram që ka publikuar momente pak para nisjes së tyre, në aeroportin e Rinasit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF