Meghan Markle, nën stres të madh nga fjalët që thuhen për të! 0 458

Dukesha e Sussex-it është në pritje të fëmijës së saj të parë, dhe gjatë shtatzanisë stresi, nëse është i vazhdueshëm dhe i fortë, mund të dëmtojë jo pak. Kjo e bën Harry-n të ndihet dyfish përgjegjës për gjendjen e të shoqes. Meghan Markle sipas shtypit të huaj rozë, nuk po e përjeton mirë atë që po ndodh rreth saj.



Emri i lakohet përditë e flitet shumë për konfliktet që ka me të atin, të motrën dhe kunatën, Kate. Shtatzania mund ta ketë bërë edhe më të ndjeshme, por një situatë e tillë, mund të ndikojë tek kushdo. Meghanin e shqetësoka dhe fakti që nisur nga pozicioni i saj si pjesëtare e familjes mbretërore, nuk flet dot publikisht për të sqaruar thashethemnajën që e rrethon. Ajo mund të ngrejë zërin e të mbrojë të tjerët, por jo veten, thonë burimë pranë dukeshës.

Previous ArticleNext Article