Raportohet se Mbretëresha Elizabeth I dha Meghan Markle patronazhin e saj të parë!

Meghan Markle po e fillon vitin e ri me një përgjegjësi të madhe mbretërore. U raportua se Dukeshës së Sussex iu dorëzua një nga patronazhet e mbretëreshës ai I Tatrit kombëtar. Ky është patronazhi I parë I Meghan si pjesë e familjes mbretërore dhe vetëm 8 muaj pas martesës së saj me Princin Harry. Sipas burimeve të The Mail, Mbretëresha I dha nuses së nipit të saj përgjegjësinë “si një dëshmi besimi që ajo ka te Dukesha.”


Më parë u hapën thashetheme se Meghan do të merrte nën patronazh teatrin kombëtar pas një takimi privat që pati me drejtorin e teatrit Rufus Norris në dhjetor. Ky është një pozicion perfekt për një dukeshë e cila para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore ishte një aktore. Detyra e Meghan do të jetë forcimi I lidhjeve të teatrit me bamirësit amerikanë.


Kunata e Meghan Dukesha e Kembrixh e cila u martua në 2011 ka patronazhet e saj personale. Ato variojnë nga muze të ndryshëm e deri te bamirësitë mbi kujdesin e familjes. Kate e mori patronazhin e parë në Tetor të 2011-ës, 6 muaj pasi u martua me Princin William.


Që prej Krishtlindjeve Meghan nuk është parë më por fansat e saj presin ta shohin atë së shpejti. Pallati Kensington njoftoi se Duka dhe Dukesha e Sussex do të kenë angazhimin e tyre të parë të vitit të hënën më 14 Janar ku do të vizitojnë Birkenhead dhe do të takohen me një sërë organizatash locale.

Previous ArticleNext Article