Si e martuan Keanu Reeves pa e ditur as ai vetë!! 0

Zyrtarisht, Keanu Reeves nuk ka qenë i martuar asnjëherë. E megjithatë, përpara 27 vjetësh, kur xhironte në Rumani filmin “ Drakula“, në ceremoninë e martesës mes tij dhe Winona Ryder duket se e ka kremtuar një prift i vërtetë vendas. Regjizori Francis Ford Coppola donte që cdo gjë të ishte sa më e vërtetë, edhe prifti.

Aktori rrëfeu së fundi se Winona ende I dërgon mesazhe që nisin me fjalën“ c`kemi bashkëshort“, dhe kjo për të festuar përvjetorin e martesës së tyre.

Prifti zhvilloi një ceremoni të vërtetë, shprehet ai, dhe të njëjtën gjë thotë edhe ish partnerja e sheshxhirimit. Edhe sipas Ryder, prifti i thirrur për ceremoninë tek “Drakula“ i ka lidhur kurorë vërtet, edhe pse ata nuk kanë asnjë lidhje romantike me njëri tjetrin.

Previous ArticleNext Article