KreuStil Jetese

Trendet më ‘cool’ që do i shohim kudo në 2019-ën!

Viti 2019-të ka ardhur me një sërë ndryshimesh në fushën e modës dhe këto ndryshime thonë se trendet po ndryshojnë gjithshtu. Tashmë ne kemi një trend të ri për të përqafuar në këtë vit të ri dhe jemi mëse gati.

Vajza sërfiste të cilën të gjithë e kemi parë, me një bluzë me kapuç, xhinse ose fund dhe kapele si shportë e cila duket perfekte.

Ajo vesh panstallona shumë të shkurtra
Nuk ka aspak dyshim se pantallonat e shkurtra po kthehen fuqishëm dhe me një sërë opsionesh për këdo që I preferon.

Çizme kauboj
Këto çizme ishin një trend në 2018 dhe nuk do të ikin asgjëkundi.

Ajo shet guacka deti

Pushimet e instagramit #fomo janë përhapur edhe në jetën reale dhe stilistët mesa duket nuk po ngopen me guackat e detit dhe aksesorët prej kashte.

Panatallonat e shkurtra të çiklizmit
Një tjetër opsion I pantallonave të shkurtra janë edhe pansatllonat e çiklizmit të cilat preferoheshin edhe nga Lady Diana në ditët e saj dhe Kim Kadashian sot.

Asgjë për të fshehur

Feminist të vetquajtura si Emily Ratajkoëski janë me idenë se duhet ta përqafojmë seksualitetin femëror duke e treguar atë dhe ky mesazh tregon se lëkura është pjesë e jona për të treguar.

E lehtë si pupël

Me rikthimin e glamurit të viteve ’80 rikthehen edhe puplat.

Kostumi I ri
Nuk ka mënyrë më të thjeshtë dhe të shpejtë për t’u dukur I rregullt sesa një kostum dhe opsionet variojnë. Nga kostumet me funde te printet dhe ngjyrat e shndrritshme ka shumë mënyra për të gjetur gruan tuaj të brendshme.

Sandalja e thjeshtë

Sandalja e thjeshtë me takën e duhur është trendi I momentit edhe në instagram.

Burimi/Marie Claire

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF