KreuStil Jetese

Klea Huta dhe Elgit Doda premtojnë një projekt të madh

Klea Huta dhe Elgit Doda ka nisur punën për atë që siç e quan muzikanti do të jetë një projekt i madh. Elgiti ka publikuar disa video në llogarinë e tij në Instagram duke filmuar ambientet e brendshme të një ndërtese ku siç lë të nënkuptohet dyshja do të zhvilloi surprizën e radhës.

“Së shpejti, një projekt i madh ‘Klea Huta Academy'”, shkruan i dashuri i prezantueses duke zbuluar kështu se me gjasa Klea dhe ai kanë menduar të krijojnë një akademi që me gjasa do të ketë lidhje me artin.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej më shumë se 2 vitesh dhe krahas lidhjes së tyre si çift punojnë bashkë në disa projekte muzikore, ku Klea ka rolin e tekstshkrueses.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF