Ndjekësi i tregon pasurinë e të shoqit, Emina Cunmulaj ia kthen përgjigjen!!

Emina Cunmulja ka një familje shumë të bukur; dy vajza që i adhuron dhe një bashkëshort me te cilin kanë një lidhje perfekte! Por fakti që Sam Nazarian është një biznesmen shumë i pasur ka bërë që dashuria e tyre të përflitet mjaft.

Një komentues e preku këtë së fundi me postimin e tij në një foto të modeles me të shoqin, ku shkruan: “Ka ndryshuar përralla, është bërë ‘E bukura dhe pasaniku’”. Reagimi I Eminës nuk vonoi. Ajo I tregon se nuk e konsideron këtë vecse një muhabet të rëdomtë kafenesh dhe e këshillon ndjekësin të shohë hallet e veta.

“ Pate dëshirë të ishe ti historia e të bukurës dhe pasanikut, por nuk mund të jesh ore vëlla“, i thotë ajo, “mos u merr me muhabete si gratë e këqija po gjej ndonjë punë se i thave kafet e lagjes duke pirë nga një kafe gjithë ditën” .



Previous ArticleNext Article