Ervini i Big Brother rrëfen fejesën me drejtoreshën në Amerikë

Ai ka qenë një ndër personazhet që spikatën në edicionin e 9-të të Big Brother dhe që prej gati 1 viti Ervini është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi i tij nga Shqipëria erdhi për shkak të karrierës së tij si model por që gjatë qëndrimit atje ka njohur edhe dashurinë e jetës.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, Ervini ka rrëfyer se pak ditë para ndërrimit të vitit ai dhe e dashuria e tij shqiptare janë fejuar dhe modeli i ka dhuruar asaj një unazë ar të bardhë me 3 karat diamante. “Unë dhe partnerja ime u fejuam para mbylljes së vitit 2018. I propozova ditën e Thanksgiving. E propozova te vendi ku u njohëm për herë të parë.

E fejuara, një bukuroshe bjonde, është shqiptare dhe bashkëjeton prej pak kohësh me ish-banorin e Big Brother Albania.

“Me vendosjen në Amerikë, unë punoj në “Building remodeling Manhattan”, ndërsa e fejuara ime tashmë punon si drejtoreshë e Burimeve njerëzore në një kompani këtu. Ne u njohën nga një shoqëri e përbashkët dhe që nga ajo ditë jemi bashkë”, tregon ai.

Sai përket planeve për martesë, modeli pranon se hapat e tjerë në vijim do t’i bëjë avash, pasi sipas tij vendimet e marra shpejt nuk zgjasin.

 

Previous ArticleNext Article