Gjithçka duhet të dini nëse po dilni me një mashkull të shenjës së Peshqve!

Shenja e peshqve është një shenjë idealiste dhe roamntike prandaj përputhet shumë mirë me shenjën e Peshores pasi janë të dyja shenja optimiste dhe mendje-hapura. Shigjetari është një tjetër përputhje perfekte për peshqit pasi të dyja këto shenja kanë ndjenjën e lirisë dhe I japin hapsirën e nevojshme njëri-tjetrit.
Një mashkull I shenjës së peshqve është një ëndërrimtar. Ai është flirtues, sharmant dhe romantik dhe duke qenë një shenjë e ujit është introvert dhe emocional. Shenja e tij tregon se është një person I cili ndryshon dhe përshtatet lehtësisht. Kjo shenjë sundohet nga Neptuni I cili është planeti I ëndrrave, iluzioneve dhe lidhjeve emocionale. Kjo është rrënja e imagjinatës së tij fantastike dhe natyrës së dhembshur e romantike. Shenja e tij sundohet edhe nga Jupiteri planeti I bollëkut dhe bujarisë që shpjegon ede emocionet e shumta të tij dhe aftësinë për t’u kujdesur për të tjerët.

Shenja e tij e ka marrë emrin nga yjësia e peshkut që është symbol i shumë prej sjelljeve të tij. Ai jeton gjithnjë me kokën mes reve duke ëndërruar gjithnjë në botën e tij të vogël ku çdo gjë është e qetë, e këndshme dhe romantike. Ai ju sheh dhe sheh shpirtin e tij binjak madje nuk do të dilte me dikë që nuk do e shihte si një lidhje perfekte pasi lidhjet e tij në jetën reale janë po aq ideale sa fantasia në të cilën jeton. Emocionet e tij udhëheqin jetën e tij jashtë mase shumë prandaj mos u mundoni të lidheni me të duke përdorur logjikën apo arsyen.
Si shenja më subjektive e zodiakut ai e jeton jetën e tij sipas rregullave të veta. Është e vështirë që ai të rrijë në një vend dhe ju rrëshket nga duart nëse tentoni ta mbani të lidhur pas vetes pasi ai ka nevojë për hapsirë, intimitet dhe kohë që ta kalojë i vetëm. Ai preferon ta shprehë veten nëpërmjet ndjenjave dhe xhesteve në vend që të mendojnë vazhdimisht për gjërat. Nga fillimi deri në fund lidhja juaj me një mashkull të shenjës së Peshqve do të jetë një xhiro e egër. Nëse nuk mund të ecni me hapin e tyre mund ta gjeni veten duke u mbytur.

Previous ArticleNext Article