KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 11 Janar 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 11 Janar 2019

DASHI

Në aktivitetin rutinë, mund të keni probleme që do t’ju çorientojnë pak, megjithatë nuk janë gjëra të pariparueshme. Intensiteti me partnerin dhe me miqtë do të jetë perfekt sot.

DEMI

Mund të sistemoni si duhet çështjet e lëna përgjysmë pa problem ose do të rimerrni në mënyrë të papritur detyra tek të cilat nuk mendonit më fare. Në planin afektiv , përkushtojuni më shumë partnerit.

BINJAKET

Fillimi nuk është ndoshta më i miri, që do të donit por gjithsesi do të jetë në favorin tuaj. Nëse divergjencat me partnerin do të bëni që të shpërthejë një diskutim, të cilin është mirë të mos e vazhdoni shumë gjatë.

GAFORRJA

Do të jeni të përfshirë gjatë gjithë ditës sot, takime me njerëz dhe situata të ndryshme që do të sjellin pozitivitet në jetën tuaj. Në aspektin afektiv, sot do të jeni një mik mjaft i mirë për partnerin tuaj.

LUANI

Falë Hënës tek Shigjetari, dita e sotme do të jetë mjaft e këndshme.  Do të jeni të sigurt në vetvete me besim dhe optimizëm duke i kaluar situata lehtë. Në aspektin afektiv do të shfaqeni mjaft romantikë sot.

VIRGJERESHA

Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet tuaja. Yjet ju këshillojnë të evitoni shpenzimet e kota. Falë intuitës së shkëlqyer do të arrini të zgjidhni një problem.

PESHORJA

Gjatë ditës së sotme pas shumë betejave do të arrini të konkretizoni një ideal tuajin e kjo do ju sjellë në humor. Në ambientin e punës do të jeni mjaft të angazhuar sot. Në planin afektiv duhet të tregoheni të vëmendshëm  ndaj nevojave të partnerit tuaj.

AKREPI

Për të mos prishur ekuilibrin tuaj intim yjet ju sugjerojnë të mos tregoheni të paduruar. Në ambientin e punës nuk do të keni vështirësi në zgjidhjen e disa paqartësive. Në planin afektiv, parashikohet një fazë e re me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Morali dhe forma fizike do të jenë në formë të shkëlqyer falë ndikimit pozitiv të Jupiterit dhe Diellit. Falë aftësive tuaja komunikuese do të arrini të dilni nga një situatë jo e këndshme.

BRICJAPI

Në fushën sentimentale jo gjithçka po shkon mirë. Keni kohë që keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Megjithatë kjo është një periudhe kalimtare pasi pas një kohe do të normalizohet.

UJORI

Një familjar juaji, apo një mik i shtrenjtë do ju japë sot një këshillë të çmuar për të vepruar gjatë  ditës së sotme. Në ambientin e punës do të kini mundësi të përfundoni disa nga impenjimet tuaja. Në planin afektiv do të rigjeni pasionin e humbur.

PESHQIT

Të pret një ditë gjatë të cilës mund të ndiesh dëshirën të qëndrosh pak vetëm, plotësisht i përfshirë në mendimet e tua. Ngjarjet e fundit, kërkojnë në fakt disa orë refleksion.

Panorama

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF