U bë modë! Pas Kendall & Anxhelinës me bikini në borë, guxon dhe Ledina Çelo 0 1026

Ky dimër do të mbahet mend edhe për disa poza që janë cilësuar si të guximshme dhe ‘të çmendura’. Por flasim për fotot e shkrepura në dëborë me rroba banjo apo bikini pavarësisht temperaturave në minus.



Lojën e nisi për këtë viti supermmodelja e njohur Kendall Jenner e cila në fillim të janarit u shfaq me një palë bikini rozë në mes të dëborës.

Pak ditë më parë, shembulli u ndoq edhe në Shqipëri dhe do të ishte këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj që do të guxonte të ekspozonte format e saj me rrobabanjo të kuqe në dëborën e Brezovicës teksa pushonte me familjen dhe miqtë e saj.

E radhës është këngëtarja Ledina Çelo, e cila në formën e saj ka realizuar foton e guximshme gjatë këtyre ditëve pushimi në Austri me familjen e saj. Në ballkonin e shtëpisë ku po qëndron, Ledina ka pozuar me rrobdëshambër të bardhë ndërkohë që shihet qartë që bora ka arritur një trashësi prej disa centimetrash. pamja pas këngëtares ëhstë mbresëlënëse ama dhe Ledina Çelo nuk ka zgjedhur që ta shijoi pas xhamit të dritares.

Previous ArticleNext Article