KreuCelebrity

8 fakte që nuk i dinit për yllin e Hollywood Keanu Reeves

Keanu Reeves ndryshon nga aktorët e tjerë të Hollywood nga mënyra modeste e të jetuarit dhe vështirësitë që i janë dashur të kalojë gjatë jetës. Por një gjë është e vërtetë; ai është një aktor shumë i talentuar me një personalitet të jashtëzakonshëm. Ne ju sjellim 8 fakte që ndoshta nuk i dinit rreth aktorit misterioz të Hollywood, i cili meriton respekt maksimal.

Ai ka lindur në një familje problematike: Babi e la nënën dhe Keanu kur ai ishte vetëm tre vjeç, e më vonë u arrestua për shitje lëndësh narkotike. Nëna e tij në fillim shkoi në Australi e më pas drejt USA dhe Kanada. Gjatë kësaj kohe Keanut ju desh të ndryshonte disa shkolla ndërsa problemi që kishte me dyslexia (vështirësi në nxënie, lexim, shkrim) përkeqësohej vazhdimisht. Në fëmijërinë e tij, ai ëndërronte të bëhej lojtar hokey por një aksident ja preu atij në mes këtë ëndërr.

E dashura e tij Jennifer Syme vdiq në një aksident me makinë dhe shumë pak kohë më parë çifti kishte humbur një fëmijë. Reeves nuk ka patur më asnjë lidhje serioze që atëherë. Për fat të keq shoku I tij I ngushtë River Phoenix vdiq nga abuzimi me drogën.

Thuhet se Reeves refuzon role shumë të mëdha nëse karakteri është shumë negativ: Në këtë pikë ai ka humbur rreth 2 milion dollarë pasi refuzoi rolin në filmin “The Devil’s Avocate” i cili ju besua më pas Al Pacino-s.

Motra e vogël e Keanu ka vuajtur nga leuçemia dhe ai dhuroi një pjesë të mirë të parave që mori nga filmi “The Matrix” për trajtimi e saj. Dhe kjo nuk është një sjellje tipike e yjeve të Hollywood. Ai ka nuk ka një garderobë gjigande, badigardë dhe shihet shpesh të përdorë metronë.

8 vitë më parë në ditëlidjen e tij, Keanu i bleu vetes një ‘cupcake’ dhe një kafe. Kjo është një anë tjetër për t’u vlerësuar tek aktori, ai përdor shumë autoironinë.

Siç e tham edhe pak më lart Reeves është ndër të paktë yje Hollywood-i që përdor transportin publik dhe nëse është e nevojshme ai e liron edhe vendin e tij.

Një herë 2 djem po vraponin drejt kodrave të famshme të Hollywood në Los Angelos, për t’ju shpëtuar autoriteteve dhe aksidentalisht hynë në oborrin e shtëpisë së Keanu Reeves, ndërsa ai po dëgjonte “Metallica” dhe po pastronte pishinën. Ata e pyetën aktorin se ku është dalja dhe ku mund të gjenin një taksi. Keanu i drejtoi gishtin drejt daljes dhe i kërkoi falje që nuk mund t’i shoqëronte vetë, por ishte pis nga pastrimi i pishinës.

Dhe kujtoni fjalët e tij: “Një foto mund të thotë më shumë se mijëra fjalë, por ndonjëherë fjalët nuk kanë asnjë kuptim. Unë jam apsolutisht një njeri i lumtur”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF