KreuArt

6 tituj librash që sugjerojmë t’i lexoni këtë sezon!

 

Titulli: Kur sunduesit grinden/ Autori: Ismail Kadare

Të krijohet përshtypja se kureshtjen e librit e mbajnë gjallë dy bashkëbisedues: Stalini dhe Pastërnaku. Por, një personazh i tretë, poeti Osip Mandelshtam, edhe pse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor. Është fati i tij i hidhur dhe i qindra shkrimtarëve, që vuajtën komunizmin. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës

 

Titulli: Rojtari i fundit/ Autori: Gawlle Josse

Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis të mbajë një ditar. Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime. Dalëngadalë, shfaqen personazhet e jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi, bashkëshortja e tij, e në anën tjetër, Nela, emigrantja nga Sardenja, me një të kaluar të çuditshme…

Titulli: Falltarët/ Autori: Margaret Laurence

Falltarët është një vepër pjesë e veprave klasike të rrënjosura thellë në traditën më të mirë të romanit. Fuqia e autores qëndron në aftësinë për të ringjallur me përpikmëri atë emocion kaq të njohur, tmerrin e jetimes, guximin e krisur të adoleshentes, zemërimin dhe urrejtjen për veten, dobësinë e të moshuarve, brishtësinë e të mposhturve. Një roman tërësisht psikologjik që të rrëmben që në faqet e para.

Titulli: Gushëkuqi/ Autori: Jo Nesbo

 

Në Luftën e Dytë Botërore, ushtarët norvegjezë luftuan krah ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit. Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dezertim e përçau grupin. Vite më vonë, në malet e Oslos gjenden gëzhojat e një pushke gjermane që, falë precizionit të lartë, është instrumenti ideal për një vrasës profesionist, Herri Holi e nuhati që pas asaj fshihej diçka më e madhe.

 

Titulli: Gurskalitësi/ Autori: Camilla Läckberg

Qyteti i izoluar i Fjelbakës ka parë jo pak tragjedi, por asnjë aq të tmerrshme sa ajo e vajzës së vogël të gjetur në rrjetën e një peshkatari. Kjo nuk ishte një mbytje aksidentale. Detektivi Patrik Hedstromi sapo është bërë baba dhe detyra e tij e vështirë për të zbuluar se kush qëndron pas vdekjes së një fëmije, rritet. Por ai nuk e di se kjo çështje do të depërtojë në zemrën e errët të qytetit të vogël të Fjelbakës…

Titulli: Hakmarrja e Kazanovës/ Autori: Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes. Zbulimi trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pasoni! Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni. E fshehta e dashurisë së përjetshme ndodhet në Malin e shpirtrave, një qytet legjendash në Spanjë.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF