KreuCelebrity

Fansi tmerron Rita Orën; lë sendet personale në shtëpinë e saj!

Këtë fillim viti një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur për këngëtaren e famshme Rita Ora. Një fans i fiksuar pas saj ka tmerruar yllin botëror, duke bërë që ajo të marrë masa serioze duke rritur sigurinë e shtëpisë në 200%.


Sipas Daily Star personi në fjalë, një fan që duket se është me probleme mendore e ka përndjekur Orën deri në shtëpinë e saj, e madje ka lënë disa sende personale në derën e vilës së 27 vjeçares.

Këngëtarja me origjinë nga Kosovë është frikësuar tej mase dhe për momentin është larguar nga banesa e saj!
Përndjekje të tilla nga fansa të fiksuar ka patur shpesh mes të famshëmve të botës, e madje disave prej tyre personat kanë arritur t’u futen edhe në shtëpi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF