Martesa e Arbana Osmanit në krizë; moderatorja drejt divorcit?

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun, por duket se kohët e fundit ajo ka po kalon një periudhë jo fort të mirë sa i përket jetës private.

Sipas iconstyle.al Arbana prej muajsh po përjeton një krizë në martesën e saj, e duket se moderatorja dhe bashkëshorti Ardit Kero janë drejt divorcit!

Çifti ka një histori dashurie prej 16 vitesh, frut i së cilës është djali i tyre 4 vjeçar Joni. Sa i përket bashkëshortit të Osmanit dihet se ai është me profesion financier dhe është 8 vite më i madh.



Ndërsa Arbana ka preferuar ta mbajë atë dhe djalin gjithmonë larg syve të publikut!

Sa i përket karrierës, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” sapo ka nisur sezonin e tretë të këtij programi.

 

Previous ArticleNext Article