Nuk punojnë më në serialin “ Friends“, por marrin cdo vit prej tij një shumë marramendëse!!! 0

Seriali “ Friends“ është mbyllur prej 15 vjetësh, por mbetet një prej produksioneve më popullore të të gjitha kohërave dhe sërish mjaft i kërkuar. Ai vazhdon të sjellë fitime gjigande, e prej kësaj nuk fiton vetëm Warner Bros, por edhe aktoret që luajnë në rolet kryesore. Në një moment të caktuar, ata kanë fituar secili një milionë dollarë për episod!!! Shumë e jashtëzakonshme, apo jo?

Epo, ata fitojnë akoma edhe pse seriali ka përfunduar. Në bazë të kontratës, 6 protagonistët marrin në vazhdimësi 2% të fitimeve, dhe nisur nga fakti që ai gjeneron në mënyrë të përvitshme 1 miliardë dollar në vit, cdo aktor pasurohet përvit me 20 milionë dollarë!!

Previous ArticleNext Article