KreuCelebrity

Zi në familjen e Julka Gramos; moderatorja humb të atin!

Në familjen e Julka Gramos sot është ditë dhimbje, pasi për fat të keq moderatorja ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë të familjes!
Disa orë më parë babai i Julkës është ndarë nga jeta e lajmin e hidhur e ka bërë të ditur e bija nëpërmjet rrjetit social instagram!


“Sa ironike… sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen De Generes dhe ju urova një ditë plot buzëqeshja, pa ditur se disa minuta me vonë jeta ime do të merrte një kthesë 360 gradë. Sot humba babain tim. Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura e sa respekt e dashuri kishin njerëzit për të. Jam krenare për njeriun fort të dashur,punëtor e të palodhur e të sakrificave që ishte. La shtëpinē plot me dashuri”: shkruan Julka në statusin ku ndan me ndjekësit lajmin e hidhur!


Ngushëllime të sinqerta Julkës dhe familjes për humbjen e madhe!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF