50 vite bashkë, historia e çiftit të moshuar emocionon publikun e “Dua të të bëj të lumtur” 0

Mbrëmjen e së shtunës publiku i programit “Dua të të bëj të lumtur” u njoh me historinë e Gjonit dhe Agetinës, një histori dashurie e nisur gati 50 vite më parë. Çifti i të moshuarve pranoi se njohja e tyre kishte qenë dashuri me shikim të parë dhe se ata kishin mundur të qëndronin bashkë edhe për 5 dekada, pavarësisht sfidave dhe të papriturave që u kishte sjell jeta.

Gjoni 82-vjeçar dhe bashkëshortja e tij gjatë gjithë jetës së bashku nuk kishin mundur të gëzoheshin me fëmijë por siç pohoi Agetina ata asnjëherë nuk kishin fajësuar njëri-tjetrin për këtë por gjithmonë janë shprehur se “këto janë punët e Zotit”.

Por gjithë kjo dashuri dhe mirëkuptim mes çiftit, që tashmë jeton në Shtëpinê e të Moshuarve nē Shkodër nuk ishte celebruar me një dasmë diç e do zakoni dhe Gjoni me Agetinën nuk kishin vallëzuar asnjëherë. Kështu programi u kujdes që Gjoni t’i dhuronte  bashkëshortes së tij një unazë dhe që të dy bashkë të vallëzonin në një atmosferë romantike krijuar enkas për ta.

 

Previous ArticleNext Article