KreuCelebrity

Almeda Abazi publikon foton me barkun e rrumbullakosur dhe duket e mrekullueshme!

Misi Shqiptar është përpjekur që të mos publikojë shumë foto të barkut të saj të rrumbullakosur ndonëse nuk e fsheh faktin se është në pritje të ëmbël të një djali. Foton e parë me barkun e rrumbullaksour ajo e publikoi e ulur krah bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman ndërsa ditën e sotme ajo vendosi të publikonte një tjetër foto në faqen e saj zyrtare në instagram. Bukuroshja Shqiptare shfaqet e lumtur duke buzëqeshur për kamerën ndërsa zbulojmë se ajo është në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

Almeda dhe Tolgahan u martuan në Shkurt të 2017-ës dhe vetëm pak muaj më parë pranuan publikisht shtatzëninë e cila u zbulua rastësisht gjatë një kontrolli rutinë. Çifti do të mirëpresë në jetë një djalë në pranverën e 2019-ës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF