KreuFashion

Disa artiste femra rikrijojnë çantën ikonike Dior dhe rezultatet janë mahnitëse!

U bë më shumë se një vit tashmë qëkur drejtoresha artistike e Dior Maria Grazia Chiuri hapi shfaqjen e saj Pranverë 2018 me një bluzë Breton me vija kur u bë edhe pyetja “Pse nuk ka patur gra që janë artiste të mëdha?” Ky ishte momenti I madh për Chiuri-n e cila ka prodhuar koleksione  të frymëzuara nga Georgia O’Keeffe dhe Niki de Saint Phalle. Për projektin  më të fundit të Dior’s Lady Art Project- një project ku artistë të ndryshëm transformojnë çantat e dorës të cilat u bënë të famshme nga Princesha Diana- Chiuri zgjodhi 11 artiste femra që ta ridizenjonin këtë çantë klasike.

Këto artiste të cilat transformuan këtë çantë klasike u frymëzuan nga jeta e tyre e përditshme dhe stili I tyre personal dhe duke përdorur elementet e tyre të preferuara. Disa nga elementët e përdorur ishin, lëkura, mëndafshi dhe kristalet swarofski. Këto janë rezultatet e transformimit të kësaj çante klasike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF