E ëma e braktisi në jetimore, djali i kërkon arsyen dhe i lutet të bashkohet me të!!! 0

Kishte një histori të trishtë për shikuesit e tij programi “ Dua të të bëj të lumtur“: atë të Ardiasit të braktisur prej 10 vitesh nga ë ëma në jetimore. Djali ka dashur të dijë prej saj arsyen përse e hodhi këtë hap kaq të rëndë, kërkoi të dinte kush është i ati, e po kështu i është lutur të kthehet në shtëpi.

Samija rrëfeu se nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye ishte detyruar të zgjidhte rrugën e jetimores. I ati i Ardiasit, sipas saj, nuk ishte i aftë të kujdesej për familjen, madje as paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.

Ky ishte shkaku kryesor që e kishte cuar drejt divorcit kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh, e kjo bëri që të mos e njihte kurrë babain . Djali kërkoi të kthehej në gjirin e familjes. ‘Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin’, me këto fjalë prekëse iu drejtua ai të ëmës që pranoi kthimin e të birit.

Previous ArticleNext Article