Ekspertët: 4 ushqimet që duhet të hani këtë vit nëse doni të humbni peshë

Jemi zyrtarisht në vitin 2019 dhe ky është momenti i duhur për të nisur punën për të ardhur në formë.

Ekspertët thonë se çelësi i humbjes në peshë qëndron tek dieta juaj ndaj ata ju këshillojnë të konsumoni ushqime dhe pije që të pakta në kalori dhe me përbërësit e duhur që i duhet metabolizmit tuaj. Në fakt ka disa opsione te ushqimeve që janë me gati 0 kalori të cilat ju mund t’i bëni pjesë të ditës suaj, nëse doni të humbisni peshë.



Ja 4 produktet që rekomandojnë ekspertët e fitnesit që duhen përfshirë në dietën tuaj.

1- Selino

Ndonëse teknikisht selinoja nuk është një produkt ushqimor me 0 kaori, është shumë pranë kësaj.  Dietologia Rebekah Blakey thotë se selinoja ka në përbërjen e saj shumë ujë për t’ju mbajtur të hidratuar dhe përmban vlera ushqyese si Vitamina K, folat, potasium dhe Vitamin C.

2- Mente

Mentja është një ndër ushqimet me vlerat më të larta të antioksidantëve. Ka në përbërje veti të shumta antiinflamatore dhe është shumë e mirë për të menaxhuar nivelin e sheqerit në gjak, që është një ndër shkaktarët e shtimit në peshë. Ajo çfarë duhet të bëni është të shtoni një ose dy gjethe menteje në smothie-n tuaj për të marrë në metabolizëm vlerat e saj.

3. Asparag

Trajneri i VIP-ve Nat Bardonett që ka punuar me yje si Halle Berry në një intervistë është shprehur: “Hani asparag, është e mbushur me fibra dhe ujë për të reduktuar fryrjen”.

4- Çaj jeshil

Çaji jeshil është i nbushur me përbësqë do t’ju ndihmojnë të humbni peshë. “Jo vetëm që eshte pa kalori, por çaji jeshil përmban gjithashtu një përbërës organik të quajtur EGCG që vepron si një antioksidant i fuqishëm dhe mund të ndihmojë në rritjen e djegies së yndyrës.

Previous ArticleNext Article