Rikthehet Elvana Gjata! Këngëtarja ndodhet kaq pranë… 0

Dita kur këngëtarja Elvana Gjata do të rishfaqet në publik pritet me kureshtje nga të gjithë. E lakuar në përplasjen e rëndë qe ndodhi në një nga lokalet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë në fillim të tetorit, Elvana prej muajsh nuk shihet asgjëkund.

Mediat kanë aluduar se gjatë kësaj kohe, ylli i “Mike” ka qëndruar në Gjermani ku jeton dhe e motra Migena, por vendodhja e saktë nuk u mësua asnjëherë deri të shtunën e 12 janarit.

Elvana Gjata orët e fundit gjendet në Prishtinë dhe këtë e ka konfirmuar miku i këngëtares, aktori Ermal Mamiqi, i cili në një foto të publikuar në Instagram së bashku me stilistin Valdrin Sahiti dhe fotografin Artan Korenica ka shkruar se foto e tyre u bë nga Elvana Gjata.

Elvana pritet të shfaqet në publik në muajin shkyrt në kuadër të premierës së filmit “2 gisht mjaltë” që siç ka konfirmuar ekskluzivisht për bordo.al producenti Ermal Mamaqi do të shfaqet në kinematë shqiptare në 14 shkurt

Previous ArticleNext Article