KreuStil Jetese

E lindi kur ishte studente, Monika Lubonja urim prekës të bijës për ditëlindje

Vajza e aktores shqiptare Monika Lubonja feston sot ditëlindjen e saj. Aktorja ka zgjehdur që urimin kësaj here ta bëjë publik në Instagramin e saj, siç rrallë herë ndodh në fakt. Në një foto me vajzën e saj të quajtur Tea, Monika shkruan: “Ti je bekimi më i bukur i gjithë jetës time, ti je forca dhe mendimi im që më shtyn të eci përpara. Ti je energjia më e bukur ejetës time edhe 100 vite të bukura dashuria ime”.

Monika Lubonja është bërë nënë për herë të parë në moshë shumë të re. Në një intervistë te “Rudina” ajo ka rrëfyer se lajmin e shtatzënisë me ish-bashkëshortin e ka marrë kur ishte studente në Akademinë e Arteve, vetëm 23-vjeç. E sa i përket Teas 25-vjeçare, vitin e kaluar ajo ka përfunduar studimet master në Gjermani në degën informatikë-ekonomike.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF