KreuCelebrity

Fotografi i familjes mbretërore zbulon momentin kur ai kuptoi se martesës së Princeshë Dianës dhe Princit Charles i kishte ardhur fundi!

Ndonjëherë dashuria nuk zgjat dhe lidhja përfundon dhe kjo është një process shumë normal I jetës. Por kur je pjestar I familjes mbretërore normaliteti I jetës tënde analizohet dhe diskutohet ndonjëherë edhe dekada të tëra pas një ndodhie. Çështja në fjalë: Lidhja e Princeshës Diana dhe Princit Charls dhe më pas ndarja e tyre e cila mahnit fansat mbretërorë edhe sot pas më shumë se 20 vjetësh. Nëse e analizojmë sot është e thjeshtë të themi’ oh ishte e dukshme që ajo lidhje nuk do të funksiononte’ por po të kthehemi pas në ato ditë? Mesa duket ishte  e qartë edhe atëherë se kjo lidhje nuk do të funksiononte.

Përveç familjes mbretëerore aktuale dhe ndihmësve e truprojave të tyre njerëzit të cilët kalojnë më shumë kohë duke vëzhguar pjestarët e familjes mbretërore janë fotografët e familjes mbretërore të cilët gjatë gjithë karrierrës së tyre dokumentojnë jetën e familjes mbretërore dhe udhëtimet e tyre. Në një intervistë një nga fotografët e familjes mbrertërore Arthur Edwards I cili e ka fotografuar familjen mbretërore për 44 vjet me rradhë foli mbi eksperiencën e tij sidomos për ndarjen e Dianës dhe Charles.

Edward tha s ee dinte gjatë turit të fundit të Dianës dhe Charles në Kore në 1992-shin se divorci ishte I pashmangshëm dhe I përshkruan ata si ‘të mjerueshëm’ sëbashku dhe se askush nuk u habit nga lajmërimi I divorcit të tyre muaj më vonë.

“Vetëm kur shkuam në Kore në turin e fundit u kuptua se çdo gjë kishte përfunduar dhe ata nuk e duronin dot praninë e njëri tjetrit. Ishte shumë ‘ e mjerueshme’, thotë Edëard. Vetëm disa muaj më vonë u lajmërua divorci I tyre por supozoj se askush nuk u habit pasi I pamë në Kore. Gjatë këtij udhëtimi u bënë edhe fotot ikonike ku Charles dhe Diana e urrenin njëri-tjetrin në heshtje. Diana dukej shumë e palumtur gjatë gjithë udhëtimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF