KreuStil Jetese

Pas divorcit të bujshëm, aktori i propozon të dashurës pas 7 muajsh lidhje

Aktori i njohur i Hollywood-it Chriss Patt i ka propozuar për fejesë partneres së tij Katherine , që nuk është as më shumë e as më pak sesa vajza e aktorit Arnold Schwarzenegger.

Patt ndau lajmin emonociues në një postim prekës në Instagram mëngjesin e kësaj të hëne duke shkruar: “E ëmbla Katherine, jam kaq i lumtur që ti the po. Mezi po pres të martohem me ty, krenar të jetoj me guxim dhe besim pranë teje”- shkroi 39-vjeçari nën foto ku shfaqet ai duke përqafuar partneren e ku ajo q ët ëbie menjëherë në sy është unaza e fejesës.

Dyshja e njohur nisën romancën në prill të 2018-ës, ndërsa ky propozim ndodh gati një vit pas divorcit të bujshëm të aktorit Patt me ish-bashkëshorten Anna Faris, me të cilin ka edhe 1 djalë. Patt dhe Faris u ndanë në gusht të 2017-ës pas martesës thuajse 9-vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF