Sa pjata theu Renato Mekolli gjatë emisionit “Hell`s Kitchen“? Shifrën e rrëfen ai vetë!!!

Kur përmendet “ Hell’s Kitchen“, gjëja e parë që mund t`i shkojë ndërmend shumëkujt prej nesh është shefi duke thyer pjata!!! Kjo sepse, gjesti i Renato Mekollit u bë gati një zakonshmëri në emision. Mjaftonte një gabim I vogël, mungesa e një detaji në dukje jo dhe aq te rëndësishëm që pjata të përfundonte në tokë.

Po sa pjata u thyen gjatë gjithë programit, e keni menduar ndonjëherë? Renato vetë e tregoi numrin për “Class“: “Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata”, –  është shprehur ai, duke zbuluar edhe se nga e ka origjinën ky “ ves “ i keq I tij: “Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzukët e Greqisë. Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk…”

Jemi kuriozë të shohim nëse do ta vazhdojë fiksimin edhe në edicionin e ardhshëm!

 

Previous ArticleNext Article