KreuStil Jetese

Top Channel anullon sërish nisjen e “E Diell”! Çfarë po ndodh me programin?

Top Channel anullon sërish nisjen e “E Diell”!

Prej javësh tashmë po flitet për rinisjen e programit “E Diell” në Top Channel, ndonëse me një format dhe prezantues krejt të tjerë. Fillimisht u tha se programi maratonë do të niste në tetor, ndërsa njëra nga prezantueset Fjoralba Ponari zbuloi në Instastory-n e saj se ishte vendosur që premiera të ishte më 27 janar.

Por burime të “Prive” zbuluan se në fakt Top Channel ka vendosur që të anullojë nisjen e programit të dielën e fundit të janarit, për ta nisur atë në muajin shkurt, duke shtyrë kështu sërish datën e nisjes, pavarësisht se në promon e bërë publike pak ditë më parë thuhej se “E Diell” do të nisë së shpejti. Sipas të njëjtave burime mendohej se arsyeja e shtyrjes është paqartësia e rubrikave dhe temave që do të trajtohen si dhe rubrikat që do të prezantohen nga emrat e përfshirë në moderim. Jo vetëm kaq por mendohet se në fakt ka ndryshuar edhe kohëzgjatja e emisionit dhe nga një program maratonë me orar të zgjatur, si dikur, por është reduktuar në 2 orë e gjysmë transmetim nga ora  deri në 15:40 deri më 18:00.

Por pak më parë Fjoralba Ponari ka pohuar për Anabel.al se në fakt është e vërtetë që programi nuk do të nisë të dielën e 27 janarit por më 3 shkurt dhe arsyeja për këtë nuk është paqartësia e rubrikave dhe temave  por siç thotë prezantuesja: “Skenografia është ajo që mund të na detyrojë të startojmë në 3 shkurt”. Sa i përket orarit të transmetimit, Ponari preferoi të mos jepte detaje.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF