Këngëtarja shqiptare për lidhjet e dashurisë: “S’më kanë dashur kurrë”

Momentalisht, ajo është në një ndër momentet më të mira të karrierës së saj, por çështjet e zemrës nuk i shkojnë aspak mirë Filloreta Raçit, që njihet në muzikë si Fifi.

Pas suksesit të këngës së saj më të fundit “Psikopatje jote”, u ngritën shumë pikëpyetje se kujt i dedikohej kënga, duke qenë se ishte shkruar nga vet këngëtarja.

E kësaj pyetje i është përgjigjur Fifi në intervistën e fundit dhënë për emisionin “Nin” ku ka sqaruar se fabula e këngës në fakt i dedikohet të gjitha femrave pasi sipas saj “nuk ka femër në botë që nuk sillet si e tillë me partnerin e saj, duke e kontrolluar në çdo veprim”

Ajo ka vijuar më tej duke bërë edhe një deklaratë që tingëllon prekëse dhe që i referohet lidhjeve të saj të dashurisë duke thënë se në lidhjet që ka pasur atë nuk e kanë dashur kurrë dhe se ajo ka dashuruar gjithmonë.

Previous ArticleNext Article