Veshja e shnditshme e kuqe dhe lejla e Meghan Markle kishte një lidhje me Princeshë Dianën!

Dita e hënë 14 Janar ishte dalja e parë publike për këtë vit e Princit Harry dhe Meghan Markle. Duka dhe Dukesha e Sussex dukeshin të mrekullueshëm bashkë, ndërsa Meghan dallonte veshur me një fustan lejla të zënë dhe një palltoje të kuqe.



Zgjedhja e veshjes së saj me ngjyra të cilat kontrastojnë me njëra-tjetrën janë një zgjedhje e pazakontë për Dukeshën pasi normalisht veshjet e saj dominohen nga ngjyrat nude, e zezë dhe blu e errët. Por ashtu si edhe fansat e familjes mbretërore kanë dalluar, veshja e saj përmbante më shumë sesa thjeshtë ngjyra të forta.

Siç thuhet nga People, Meghan është frymëzuar nga vjehrra e saj Diana për realizimin e veshjes së saj. Në fakt ngjyra e kuqe dhe lejla ishin ngjyrat e preferuara të Princeshës Diana dhe fillimisht ajo I kombinoi këto dy ngjyra bashkë në 1988-ën në Tajlandë  në një fustan të vetëm ku dukej fantastike.

Një tjetër veshje ikonike e Dianës që e veshi më shumë se një herë ishte një fund lejla I kombinuar me një xhaketë të kuqe. Ndërsa Meghan e kombinoi xhaketën me këpucë të kuqe, Diana zgjodhi një çantë të vogël dore lejla dhe një kapele.

Pa rëndësi ka nëse Meghan u frymëzua nga fotot e vjetra të Dianës për këtë veshje apo ishte thjeshtë rastësi përsëri ky kombinim duket fantastic.

Previous ArticleNext Article