Nuk e dinim që Granit Xhaka ishte kaq romantik! Ja mesazhi që i shkruan të shoqes në përvjetorin e tyre të katërt!! 0

Granit Xhaka është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit të Arsenalit dhe të kombëtares zvicerane gjithashtu. Por ai nuk ditka të bëjë mrekulli vetëm në fushën e blertë; futbollisti i ka shkruar një mesazh prekës të shoqes, Leonitës, i cili është përhapur në mediat rozë.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4❤????Te Dua Zemra Jeme❤”,  ka shkruar ai.

Previous ArticleNext Article