Parashikimi i horoskopit, 16 janar 2019

DASHI

Nëse jeni në marrëdhënie pune mund të keni përfitime falë një investimi që do të bëni. Në aspektin afektiv një harresë e juaja do ju krijojë probleme në marrëdhënien tuaj.

DEMI

Yjet ju këshillojnë të mos reagoni ndaj provokimeve që mund t’ju bëhen në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të bëni gjithçka për të evituar debatet.

BINJAKET

Do të keni dëshirë të bëni shaka me të gjithë personat që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të kritikoni me ironi defektet e kolegëve tuaj. Në aspektin afektiv do ti vini në dukje partnerit defektet e tij.

 GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme do të ndjeheni mirë e në paqe me veten tuaj. Në ambientin e punës do të ndiheni të sigurte e plot ambicie. Në aspektin afektiv mos ngurroni të flisni hapur me partnerin.

LUANI

Një e papritur pozitive do ju bëjë euforikë. Në ambientin e punës gjithçka do të shkojë brenda rregullave. Në dashuri duhet të evitoni të merreni edhe me detajet më të imta.

VIRGJERESHA

Shumë gjëra janë akoma pezull e nuk do të keni aspak dëshirë të merreni me to. Në ambientin e punës impenjimet do të jenë të shumta por që do të ndikojnë pozitivisht në arritjet tuaja profesionale.

PESHORJA

Sot nuk duhet ti besoni shumë aparencës e vlerësoni mirë çdo iniciativë. Në ambientin e punës mundohuni të evidentoni ata që janë me ju dhe kundra jush. Në aspektin afektiv nëse dëshironi ndryshime , kjo është koha e duhur.

AKREPI

Do të zbuloni se keni pasur të njëjtën përshtypje me partnerin për sa i përket një projekti për të ardhmen tuaj. Në ambientin e punës do të rigjeni stimulin për të ecur përpara e për të qenë triumfues.

SHIGJETARI

Do të keni mbështetjen e një miku gjatë një të papriture që do ju vërë në vështirësi. Në ambientin e punës do të kuroni në detaje gjithçka për të dhënë më të mirën nga vetja juaj. Në aspektin afektiv gjithçka do të shkojë mirë.

BRICJAPI

Duhet të keni më shumë besim në vetvete për të realizuar ato që janë objektivat tuaja. Në ambientin e punës duhet të kini durim. Në aspektin afektiv duhet të evitoni vendimet impulsive për të mos rrezikuar të grindeni me partnerin.

UJORI

Do të keni një harmoni të brendshme e kjo gjë do ju ndihmojë në mbylljen e bizneseve fitimprurëse për ju në ambientin e punës. Në sektorin afektiv do t’ju krijohet përshtypja se jeni të kontrolluar nga partneri juaj.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme do të tregoheni më të kujdesshëm ndaj nevojave të personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të dini të përfitoni nga lehtësirat që do ju krijohen. Në aspektin afektiv tregohuni më të vëmendshëm ndaj partnerit tuaj.

Panorama

Previous ArticleNext Article