Serena Williams, shfaqet në turne me geta-rrjetë dhe me ..celulit!!!

Për raundin e saj të parë në Australian Open, Serena Williams kishte zgjedhur një kostum ngjyrë të gjelbërt, të kombinuar me atë që pakkujt do t`i shkonte në mendje: geta-rrjetë. Por as kjo, nuk e ka fshehur dot atë që në fakt, është një cudi të madhe për një atlete profesioniste si ajo: celulitin!! Si është e mundur?

Kur ylli i tenisit me nje regjim te rreptë stërvitjeje dhe punën e madhe që bën për tonifikimin e muskujve, nuk paska shpëtuar dot nga ky problem, cfarë mund të bëjë një femër e zakonshme?

Shumë ekspertë këshillojnë lëvizjen dhe forcimin e muskujve për ta hequr qafe “lëkurën e padëshiruar“ të portokallit. Megjithatë, duket nuk është vetëm kjo; përpjekjet kundër saj duhet të përfshijnë dhe një dietë të shëndetshme dhe shumë ujë për të qendruar të hidratuar dhe për të ndihmuar në luftën kundër “problemit“.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article