KreuHoroskop

Aktvititeti fizik sipas shenjës së horoskopit

Aktvititeti fizik sipas shenjës së horoskopit

Dashi

Duke qenë luftëtari i zodiakut keni nevojë për aktivitet fizik ku ‘të luftoni’. Në vend që të merreni me Tai chi merrni mësime Intensati që përfshin një kombinim të arteve marciale, yoga dhe kërcim. Aktiviteti i  intensati ju ndihmon të qetësoni mendjen dhe trupin por edhe të digjni shumë kalori duke formuar trupin që ju dëshironi.

Demi

Jo gjepura dhe rezultate? Këto janë muzikë për veshët e një demi dhe stërvitja perfekte ju do të ishte të merrnit pjesë në një Boot Camp, që përmban një stërvitje intensive dhe efektive ku mund të digjni 1000 kalori në orë. Kombinimi i një atmosfere të ekipit, stërvitjet intensive të trupit të plotë kardiovaskular dhe të forcës, dhe programet e fitnesit, bëjnë që programet e humbjes së peshës së Boot Camp të jenë shumë të efektshme në reduktimin e peshës së tepërt të trupit, përmirësimin e qëndrueshmërisë kardiovaskulare, rritjen e muskujve të dobët dhe përmirësimin e koordinimit dhe balancit të përgjithshëm.

Binjakët

Binjakët kanë nevojë për një stërvitje që përfshin edhe njerëz të tjerë pasi ata njihen si njerëz shuëm social dhe për këtë ndonjëherë shumë njerëz ju keqkuptojnë. Drejtohuni në një fushë tenisi ku të çlironi të gjithë stresin e ditës dhe jo vetëm por edhe të tonifikoni trupin tuaj.  Tenisi do t’ju ndihmojë në rritjen e kapaciteteve aerobike, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e funksionit metabolic dhe përmirësimin e muskujve, forcën dhe fleksibilitetin e tyre.

Gaforrja

Mbani një fizik perfekt duke u stërvitur në ujë. Duke qenë një shenjë e ujit ju do të jeni brenda elemntit tuaj por nuk ken ipse të mërziteni duke bërë vetëm xhiro me not pasi ka një sërë aktivitetesh të tjera që mund të kryeni si biçikleta në ujë për shembull. Ushtrimi në ujë ofron një sërë përfitimesh për shëndetin. Ushtrimi në ujë ndërton qëndrueshmëri kardiovaskulare, forcë dhe fleksibilitet, ndihmon në djegjen e yndyrës trupore, rrit qarkullimin dhe ju ndihmon në rehabilitimin e muskujve dhe të kyçeve.

Luani

Ku është festa? Dua të çliroj shpirtin tim! Këndoi Madonna shenja ikonë e luanit në 1986. Për një fizik perfekt merruni me zumba. Me bazën latine dhe kërcimin energjik e vetëquajtura ‘festa e fitnesit’ vë në lëvizje të gjithë trupin tuaj duke djegur shumë kalori.

Virgjëresha

Ndërsa Pilates mund të bëjë mrekulli për ju virgjëresha aktiviteti ideal është belly dancing. Qejflia juaj e brendshme do të mund të dalë në sipërfaqe falë kësaj rutine. Belly dancing ju ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të  nyjeve, humbjen në peshë, ju ndihmon shumë të pregatiteni për të lindur, ul nivelin e stresit dhe rrit vetvlerësimin tuaj.

Peshorja

Për ju peshore aktiviteti I duhur fizik është kardio kickboxing pasi do t’ju ndihmojë të zhvilloni vetbesim dhe të përballeni me njerëzit që ju sulmojnë. Lëvizjet e shpejta në kickboxing kardio gjithashtu përmirësojnë fleksibilitetin, balancën dhe koordinimin, dhe mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni reflekse më të shpejta. Kardio kickboxing djeg rreth 350- 450 kalori në orë. Kickboxing Cardio është gjithashtu një mënyrë efektive për të lehtësuar stresin dhe frustrimin.

Akrepi

A e keni takuar ndonjëherë ;krijesën erotike’ Akrepin? Duke qenë seks simboli I zodiakut për ju është perfekte kërcimi në tub. Ky aktivitet është perfekt për të rritur vetëbesimin tuaj të fuqisë sensuale. Personat që merren me kërcimin në tub hanë ushqime të shëndetshëm, me shumë fruta, perime dhe proteina. Ai  gjithashtu kërkon një sasi të pabesueshme koordinimi dhe ekuilibri. Të mësuarit për të kontrolluar rrotullimet dhe kthesat do të forcojë muskujt në të gjithë trupin tuaj.

Shigjetari

Shenja e zjarrit shigjetari  duhet të merret me yoga. Edh epse mund të duket e mërzitshme që të bësh 26 poza të ndryshme vazhdimisht në fakt do të zbuloni se klasa e jogës është goxha ndryshe. Vetëm pas disa klasash do të vëreni se do të bëheni më të duruar. Yoga gjithashtu mund të ulë presionin e gjakut dhe të zvogëlojë pagjumësinë. Përfitime të tjera fizike të yoga përfshijnë: Rritjen e fleksibilitetit dhe rritjen e forcës muskulore.

Bricjapi

Duke qenë dhia e malit të zodiakut jeni shuëm ambicioz.pak rëndësi ka brenda apo jashtë në natyrë provoni njëherë ngjitjen. kjo stërvitje sfiduese  do t’ju ndihmojë të jeni më të përqëndruar por edhe do të forcojë krahët tuaj. Mund të gjesh pak vështirësi në fillim por do të ngrihesh dhe doo të përpiqesh përsëri. Jo vetëm që ngjitja ofron përfitime fizike, të tilla si ndërtimi i durimit, muskujve dhe fleksibilitetit por është ngjita mund të jetë e dobishme dhe për shëndetin mendor.

Ujori

Ujorët janë njerëz me një shpirt human dhe që I duan njerëzit për këtë arsye sporti I duhur pqr ta është vrapi nën shoqërinë e të tjerëve. Pjesëmarrja në një maratonë për bamirësi do të ishte ideale për ju. Vrapi ju ndihmon të ndërtoni kocka të forta, të forconi muskujt, të përmirësoni aftësinë kardiovaskulare dhe të digjni shumë kalori

Peshqit

Nxirrni në pah mjellën e zezë nga brendësia juaj. Si ballerina e zodiakut do të ndiheni sin ë shtëpinë tuaj në një klasë baleti. Lëvizjet e baletit të cilat përdorin rezistencën e peshës së trupit tuaj  do bëjnë të mundur që të ndërtoni trupin e një sirene. Mendoni : muskuj të fortë dhe të skalitur. Merrni pjesë në një klasë intensive pasi edhe pse në fillim do të ndjeni dhimbje në muskujt tuaj dhe këmbët do t’ju dridhen kur të filloni të dukeni si Natalie Portman dhe Mila Kunis e gjithë kjo përpjekje do t’ja vlejë.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF